Fabregas del në mbrojtje të Mourinhos

Sport

largea cesc1422305359
Jose Mourinho po kalon një periudhë të keqe me Chelsea-in. Eshtë përfolur shumë se portugezi ka humbur edhe mbështetjen e lojtarëve, por së fundmi Cesc Fabregas ka dalë në mbrojtje të tij duke përgënjeshtruar zërat që flasin për një prishje të grupit. Fillimisht spanjolli nxitoi të hidhte poshtë raportimet se kishte drejtuar një revoltë të lojtarëve kundër trajnerit 52-vjeçar, ndërkohë që më pas premtoi se do të jepte maksimumin që situata të tejkalohet.
Duke i konsideruar si shpifje, Fabregas tha se lajmet për të dolën nga një web-sajt me pak lexues, por që më pas bë më pas diçka serioze kur u përcoll në rrjetet sociale. Ish-mesfushori i Barcelonës tha se Mourinho e kishte ndihmuar shumë për ambientimin në Londër dhe për këtë ai ndihej shumë mirnjohës ndaj tij. 28-vjecari shpjegoi se falë portugezit kishte kaluar atë periudhe jo fort pozitive te Barcelona, ku në asnjë moment nuk e fitoi vendin e lojtarit titullar. Teksa me Blutë e Londrës ai mundi të shpallej kampion i Anglisë që në vitin e parë.
Në 12 javët e Para të Premier Leagues Cheslea ka grumbulluar vetëm 11 pikë, me 3 fitore 2 barazime dhe 7 humbje, duke u renditur në vendin e 16-të, shumë pranë zonës së rënies nga kategoria. Pavarësisht se prej javësh Mourinho është vënë në qendër të kritikave, Roman Abramovich ka preferuar të mos e shkarkojë portugezin, të paktën deri në ndeshjen e radhës.