“Di që do të përballemi me një kundërshtar në formë të shkëlqyer.”; Diego Simeone, trajner i Atleticos

Sport

“Nuk e di nëse mund të përsërisim atë që bëmë përpara 1 viti në ‘Anfield’. Di që do të përballemi me një kundërshtar në formë të shkëlqyer. Që kur ka ardhur trajneri i ri, Chelsea nuk njeh humbje dhe kjo ka një arsye. Londinezët duken të pathyeshëm, sidomos në shtëpi. Nga ana tjetër ne kemi nevojë të madhe për fitore. Dhe do të bëjmë ç’mos për t’ia dalë mbanë, sepse vazhdojmë të besojmë shumë në forcat tona. Kam përgatitur dy skema të mundshme loje, do të shohim se cila përshtatet më mirë, në varësi edhe të lojës së kundërshtarit. Ndeshja e parë tregoi pikat, ku duhet të korrigjoheshim dhe besoj se i kemi marrë masat. Luis Suarez nuk shënon prej gati 6 vjetësh në transfertat e Champions League, por ndoshta sot do të jetë mbrëmja e duhur për të ndërprerë këtë mallkim. Mund të konfirmoj se edhe Joao Felix do të luajë nga fillimi në repartin sulmues”.