Rakitic, “Për të fituar duhet të jemi perfekt ndaj Sevilla-s”

Sport

hi-res-3f3666493c63c9f809c7ec20fb79d223 crop north
Ivan Rakitic paralajmëron Barcelonën. Përballë Sevilla-s për Superkupën e Evropës, “katalanasit duhet të tregohen perfekt në të gjitha drejtimet”.
Në Gjeorgji, më 11 gusht, Barcelona dhe Sevilla do të diskutojnë Super Kupën e Evropës, një event ky që do të transmetohet eksluzivisht nga Tring Digital. Duke folur për këtë përballje, kroati, Rakitic, i cili përpara se të transferohej te Barcelona, ka luajtur për tre sezone me “Los Rojiblancos”, thotë se kjo ndeshje do jetë tejet e vështirë për katalanasit.
27-vjecari, i cili e njeh mirë se si punon tekniku i Sevilla-s, Unai Emery, thotë se edhe pse Sevilla e ka ndryshuar grupin e skuadrës, sërish ka qenë e suksesshme dhe di t’i vërë në vështirësi klubet e mëdha. Ndaj sipas Rakitic, Barcelona duhet të tregohet perfekte në të gjitha aspektet, nëse kërkon ta fitojë ndeshjen.
Katalanasit e Luis Enrique-s, vijnë si fitues të Ligës së Kampionëve, ndërkohë që këtë sezon kanë fituar edhe La Ligan dhe Kupën e Mbretit. Ndërsa nga ana tjetër Sevilla e Unai Emery-it, vjen për të dytin vit radhazi si fituese e Europa League-ës.
Ndërkohë katalanasit kanë marrë një lajm të keq nga stafi mjekësor. Jordi Alba duket se do të mungojë për të paktën 10 ditë, duke humbur kështu superkupën e duke ia vështirësuar punët Lus Enriques. 26-vjecari u lëndua në ndeshjen miqësore përballë Romës, teksa u hodh në fushë si zëvendësues i belgut Thomas Vermaelen dhe luajti vetëm 30 minuta.