Tjetër lëndim për Jack Wilshere, rrezikon 3 muaj larg fushe

Sport

jack-wilshere 2454003b
Tek Arsenal, fati i keq duket se vazhdon ta përndjekë Jack Wilshere-in. 23-vjecari është lënduar sërish dhe pritet t’i qëndrojë larg fushës së gjelbër 6 deri në 8 javë.
“Daily Mirror” dhe “Daily Mail” raportojnë se mesfushori i “Topçinjve të Londrës” ka pësuar një frakturë të këmbës së majtë. Lëndimi duket të jetë tejet serioz pasi Wilshere thuhet se do të qëndrojë jashtë fushe për të paktën 6 javë duke humbur kështu fillimin e sezonit me Arsenalin, por edhe ndeshjet me kombëtaren përballë San Marinos dhe Zvicrës.
Wilshere thuhet se është lënduar gjatë stërvitjes së fundit, pas një ndërhyrjeje të ashpër nga braziliani Gabriel. “The Guardian” shkruan se nëse ky lëndim lëndim do të kërkojë ndërhyrje kirurgjikale, atëherë Wilshere mund të qëndrojë larg fushës së gjelbër për rreth tre muaj.
23-vjeçari Wilshere, që prej vitit 2009-të është lakuar si një ndër talentet më të çmuara të Arsenalit, por nga këto 6 vite vetëm viti 2014-të, për të, ka qenë i shëndoshë prej lëndimeve, në të gjitha vitet e tjera ai ka pasur probleme. Ndër lëndimet më kronike ka qenë kavilja, e cila në total e ka bërë që të mungojë në më shumë se 50 ndeshje.