Dimitri Payet realizon një gol të çmendur nga distanca

Sport

dimitri
Dimitri Payet ishte autor i një goli të shkëlqyer teksa Olympique Marseille regjistroi fitoren e radhës në Ligue-1. Skuadra e Rudi Garcias fitoi 4-0 ndaj Guingamp duke mbetur e vetmja në ndjekje të PSG, që po ka një ritëm të jashtëzakonshëm këtë sezon. Përballë sfidës me kuqezinjtë, bardheblutë luajtën jashtëzakonisht mirë dhe i shënuan të katërta golat në pjesën e dytë, por goli i Payet ishte fenomenal. Rezultati ishte 1-0 dhe kishte rreth 15 minuta që Thuavin kishte kaluar vendasit në avantazh.

dimitri payet olympique de marseille 1kp243poytsupzna1hu7p3ir3

Një mungesë përqendrimi e mbrojtjes së Guingamp dhe Payet godet furishëm një top nga skaji më i largët i zonës së reptësisë. Trajektorja ishte e cmendur dhe përfundoi drejt e në rrjetë duke ndezur totalisht stadiumin. Kështu fillë pas ndeshjes që u mbyll 4-0 me realizimet e tjera të Thauvin dhe Mitroglou, shtypi e pati krejt vëmendjen te 31-vjecari. Goli i kapitenit të Marseille në fakt ka bërë që shumëkush ta lakojë atë si më të bukurin e këtij fillim-sezoni. Kapiteni i Marsejës rezultoi i dyti, pas Ronaldos, në golat më të mirë UEFA të sezonit që shkoi. Me këtë të realizuar ndaj Guingamp nuk është çudi që ai të garojë sërish edhe vitin tjetër për një cmim të tillë. Ndërkohë për Marseille-ën fitorja sigloi nisjen më të mbarë të sezonit që prej vitit 1955.