Champions League, kompanitë e basteve konsiderojnë Manchester City-in si favorite

Sport

mc

Champions League nis këtë javë sezonin me ndeshjet e para të fazës në grupe, ndërkohë që kompanitë e basteve kanë surprizuar me kuotat e tyre. Kështu favoritja për ta fituar këtë sezon trofeun më prestigjioz të kontinentit nuk është as Reali i Madridit, as Barcelona, as Juventusi i Roanldos dhe as PSG, por Manchester City. Kështu Blutë e Pep Guardiolës kuotohen me koeficentin 5.5 në Britaninë e Madhe. Për ta kuptuar më mirë, Reali i Madridit sezonin që shkoi, kuotohej si favorit me koeficent 5. City i Pep Guardiolës vjen këtë sezon si kampione e Anglisë. Vitin që shkoi ata nuk ia dolën mbanë përballë Liverpoolit në dy ndeshje me plot kontestime të cerek-finaleve.

4B6F341900000578 5644597 image a 1 1524423194279

Por në Premier-League askush nuk ishte më lart se ata. 100 pikë, 19 diferenca me vendin e dytë dhe një seri rekordesh shekullore tashmë të thyera. Loja e City-it ka njohur perfeksionin dhe në Angli presin që tashmë Guardiola të kapërcejë nivelin edhe në Evropë. Këtë gjë duket se e presin edhe kompanitë e basteve. Por kush vjen pas City-it? Nuk është Reali, por Barcelona me koeficent “7”, Juventusi pastaj me koeficent “7.5” dhe PSG me koeficent “8”. Kampionët në fuqi pritet ta kenë të vështirë për ta fituar për herë të katërt radhazi trofeun, dhe kompanitë e kuotojnë realin me koeficent “9”.