Dortmund me mungesa të rëndësishme, por Favre kërkon maksimumin

Sport

Lucien Favre, trajneri i Dortmund: “Pavarësisht se kemi mungesa, kemi mjaftueshëm lojtarë me cilësi që mund të na mundësojnë një ndeshje të mirë. Reus dhe Alcacer janë pjesë e rëndësishme e ekipit, por ndonjëherë duhet të përballesh me mungesa të tilla. Edhe Bürki shfaqi disa probleme dhe ende nuk e dimë me siguri nëse do të jetë plotësisht i gatshëm apo jo. Interi ka ndërtuar një skuadër shumë interesante, me lojtarë me eksperiencë, por edhe me të rinj që kanë treguar se kanë vlera. Do jetë në ndeshje shumë e komplikuar. Gjithësesi, jemi të qetë dhe shohim përpara. E kemi të qartë se çfarë na duhet të bëjmë dhe e rëndësishme është të provojmë të bëjmë lojën tonë. Besoj se do të ketë luftë të ashpër për zotërimin e topit, por lojtarët e mi i kam parë të vendosur për të bërë sa më mirë.”

Julian Weigl, mesfushor i Dortmund: “Inter ka lojtarë me shumë cilësi dhe eksperiencë, thuajse në çdo pozicion të fushës. Në kampionat kanë bërë shumë mirë dhe kjo nuk është një rastësi. Kjo sfidë mund të rezultojë vendimtare në fund, prandaj mendoj se të dyja skuadrat do të përpiqen të marrin maksimumin. Në sulm, ata janë vërtet shumë të rrezikshëm, por gjithashtu mbrojnë mirë. Që ne të marrim rezultatin që duam, na duhet të tregohemi cinikë në rastet që do të kemi përpara portës së tyre. Nuk do e kemi luksin të shpërdorojmë, prandaj duhet të jemi të përqëndruar për të marrë më të mirën nga çdo situatë.”