“E nisëm më këmbën e duhur rrugëtimin tonë në ‘Champions League’.”; Simone Inzaghi, trajneri i Lazios

Sport

“E dimë se jemi shumë pranë realizimit të diçkaje shumë të rëndësishme, por ka ende edhe dy ndeshje për t’u luajtur dhe duhet të mbajmë mendjen tek fusha e lojës. Asgjë nuk ka përfunduar. E nisëm më këmbën e duhur rrugëtimin tonë në ‘Champions League’ dhe arritja në fazën e 1/8-ave do të ishte diçka e jashtëzakonshme. Kemi provuar se e meritojmë të jemi këtu dhe se skuadra është rritur vërtet shumë, ndeshje pas ndeshje. Mund të përmirësohemi ende dhe i shoh të gjithë të përkushtuar për këtë gjë. Sot na pret një ndeshje e nivelit të lartë, që mund të rezultojë deçizive për shumë gjëra. Në këndvështrimin tim, Dortmundi është një nga skuadrat më të mira në Europë sa i përket potencialit që kanë.”