Edhe Shabani drejt Shqipërisë? Bajerni e sheh si ‘gjerman’…

Sport

shabani

Meritan Shabani drejt veshjes së fanelës kuqezi?! Ka qenë trajneri i Kombëtares U-21 të Shqipërisë, Alban Bushi, i cili ka zbuluar se lojtari i Bayern Munichut, është afër pranimit për të luajtur me përfaqësuesen shqiptare. “Edhe Meritan Shabani i Bajern Mynihut është shumë pranë Kombëtares. Gjithçka mund të ndodhë, pasi kemi pasur raste që kanë qenë shumë pranë dhe janë larguar më pas”, rrëfeu Bushi në konferencën për shtyp të së premtes. Mesfushori i lindur në Gjermani aktivizohet me skuadrën e dytë të Bajenrit dhe është vetëm 19 vjeç. Në 5 ndeshjet e aktivizuar këtë edicion ai ka mundur që të shënojë dhe 3 gola. Mirëpo lojtari që u grumbullua me ekipin e parë të Bayernit në ndeshjet miqësore, është duke u kërkuar nga Kosova, dhe tani duket se do të kemi sërish një luftë mes dy Federatave.

meritan

Por nga ana tjetër, faqja zyrtare e Bajernit thotë se Shabani do të jetë pjesë e Gjermanisë U-20 që do të përballet në miqësoren me Repblikën Ceke. Prandaj për momentin duket se rreth lojtarit ka konfuzion. Ndër të tjera, Bushi ka zbuluar listën për ndeshjen e shtatorit ndaj Spanjës, teksa ka shprehur kënaqësinë që tek U-21 e Shqipërisë janë rikthyer sërish Ylber Ramadani e Kristal Abazaj, që në ndeshjet e fundit u ftuan nga Kombëtarja e madhe. Mbi të gjitha ka pranuar se është i kënaqur që arriti të bindë Xhakomo Vrionin, talentin 19-vjecar që luan me Venecian dhe të cilin e ka cilësuar si sulmuesin më të mirë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.