Edin Terzic, trajneri i Dortmund:

Sport

“Vijmë me disa mungesa të rëndësishme, por lajmi i mirë është që të gjithë të tjerët janë në formë të shkëlqyer fizike dhe kërkojnë të japin kontributin e tyre. Duam të jemi mes 8 skuadrave më të mira të Europës dhe në takimin e parë kemi bërë një punë të shkëlqyer. Është e vërtetë që do të luajmë në një stadium shumë të vështirë dhe do të ketë një presion të lartë mbi lojtarët, por jam krenar për ekipin tim, sepse e di që lojtarët kanë eksperiencën e duhur për të tilla sfida. Nuk kemi ndërmend të ndryshojmë stilin tonë të lojës. Edhe pse kemi një avantazh nga ndeshja e parë, do të përpiqemi të luajmë në të njëjtën mënyrë. Jemi një skuadër e ndërtuar për të sulmuar e për të imponuar një ritëm të lartë në fushën e blertë. Chelsea është një kundërshtar i madh. Edhe pse të gjithë thonë se nuk po kalojnë një moment të mirë, janë pikërisht të tilla ndeshje si kjo e sotmja që mund të nxjerrë më të mirën e tyre. Gjithësesi, jemi të përgatitur për të gjithë skenarët e mundshëm. Sa i përket formacionit, nuk mund të them me saktësi se cilët do të zbresin në fushën që nga fillimi, por jam i lumtur që kam mundësi zgjedhjeje dhe në stërvitjen e fundit do të heq dyshimet e mia.”