Emre Can, mesfushor i Dortmund:

Sport

“Kemi punuar vërtet shumë për të mbërritur këtu ku jemi sot. Nuk ishim aspak të kënaqur me pjesën e parë të këtij sezoni, por tani i kemi përmirësuar gjërat dhe mund të them se jemi në më të mirën tonë. Çdo ndeshje shfaqemi të bashkuar dhe nëse vazhdojmë në këtë rrugë, atëherë besoj se do të vijojmë me rezultatet pozitive. Në ndeshjen e parë i kishim mundësitë për të shënuar edhe më shumë, por në ‘Stamford Bridge’ nuk do të luajmë duke u bazuar tek ajo që ndodhi në shtëpinë tonë. Kjo e sotmja është një ndeshje që duhet fituar dhe nëse nuk zbresim në fushë me ide të qarta e vetbesim për të mbërritur tek fitorja, atëherë mund t’i hapim vetes jo pak telashe. Mendoj se e meritojmë të jemi mes më të mirëve të Europës dhe do të jap gjithçka për të ndihmuar skuadrën dhe trajnerin.”