Joao Felix, sulmues i Chelsea:

Sport

“Nuk mendoj se është një situatë aq dramatike sa paraqitet. I kemi të gjitha mundësitë të fitojmë këtë përballje dhe të sigurojmë kalimin për në raundin tjetër. Është e rëndësishme ta shijojmë këtë mbrëmje dhe të nxjerrim më të mirën tonë. Për këtë duhet të zbresim në fushë me mentalitetin e duhur dhe me vendosmërinë për t’i bërë gjërat sipas planeve tona. Duhet të jemi ne ata që imponojmë ritmin dhe mënyrën e lojës në fushën e blertë. Personalisht, dua që këtë sezon të fitoj trofe dhe jam i gatshëm të bëj gjithçka për skuadrën. Kemi mësuar nga gabimet që kemi bërë në ndeshjet e fundit dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë për të nxjerrë më të mirën tonë. Kjo është një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni dhe prandaj duhet të jemi gati.”