Graham Potter, trajneri i Chelsea:

Sport

“Kjo e sotmja është një ndeshje e madhe. Do të jetë një nga ato mbrëmjet speciale në ‘Stamford Bridge’ që ne gjithmonë i shijojmë dhe nxjerrim maksimumin nga vetja. Jemi optimistë për atë se çfarë mund të arrijmë. Luajmë ndaj një kundërshtari shumë të fortë, që po bën një punë të mirë në të gjitha frontet. Dortmundi vjen në një formë shumë të mirë dhe duhet të jemi konstantë gjatë gjithë minutave. Jemi në një pozicion të vështirë. Na duhet të ushtrojmë presing të lartë, por rezultati na vë ne nën presion. Është një situatë që duhet të na frymëzojë, por duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Fizikisht këto 90 minuta kërkojnë një angazhim të jashtëzakonshëm, si në asnjë ndeshje tjetër të sezonit. Kemi një mundësi shumë të mirë për të shkuar mes 8 më të mirëve të kontinentit dhe unë besoj se i kemi të gjitha mundësitë për ta bërë diçka të tillë. Nuk mund të them se në çfarë mënyre do të luajmë sepse shumë gjëra varen nga situatat që do të krijohen në fushën e lojës. Nuk ndjej presion sa i përket pozicionit tim. Sigurisht që unë do të marrë përgjegjësitë që më takojnë, por kam mbështetjen e të gjithëve dhe duam të shtyjmë sa më shumë përpara.”