Erling Haaland thyen rekordin historik në Premier League

Sport

Nuk ka asnjë ekzagjerim të thuhet se Erling Haaland është kthyer në një lojtar të pandalshëm. Në sezonin e tij të parë në Angli me Manchester Cityn, sulmuesi norvegjez ka thyer rekorde të panumërta, teksa traditën e ka vazhduar edhe në ndeshjen e fundit,  aty ku ka thyer edhe një tjetër rekord, madje historik.

Me finalizimin ndaj Ëest Ham, në atë fitore 3-0 të qytetarëve në shtëpi, Haaland shkoi në kuotën e 35 golave sezonal në Premier League, duke vendosur në këtë mënyrë një rekord absolut në elitën e futbollit anglez që nga edicioni i largët 1966/67, atëherë kur Ron Davies shënonte 37-të. Megjithatë, duke marrë parasysh që deri në mbyllje, Manchester City ka edhe 5 ndeshje të tjera për të luajtur, duket shumë e thjeshtë që Haaland ta kalojë edhe shifrën e 37 golave, e duke vendosur kësisoj diktatin e tij absolut.

Po ashtu, Haaland ka mundësi që në javët e mbetura, të thyejë edhe një tjetër rekord. Ai ka shënuar 4 tregolësha deri më tani në Premier League. Rekordi historik mbahet nga Alan Shearer me 5 tregolësha në edicionin 1995/96.

Nuk mbaron me kaq. Saktësia e Haaland përpara portës është e frikshme. 35 golat e tij sezonal në Premier League, sulmuesi i ka shënuar në vetëm 108 gjuajtje në drejtim të portës. Kjo do të thotë se një në çdo 3 goditje, ndalet në fundin e rrjetës.