“Është padyshim një ndeshje e rëndësishme për rrugëtimin tonë në ‘Champions League'”; Andrea Pirlo, trajneri i Juventus

Sport

“E dimë rëndësinë dhe bukurinë e të luajturit në ‘Champions League’. Kur luan ndeshje të tilla, është një energji krejtësisht ndryshe, por duhet ta trajtojmë si të gjitha ndeshjet e tjera. Rezultati është ende i hapur. Duhet të jemi të zgjuar në mënyrën se si do ta menaxhojmë çështjen e kualifikimit. Është padyshim një ndeshje e rëndësishme për rrugëtimin tonë në ‘Champions League’, por duhet të lëmë mënjanë emocionet dhe të luajmë sipas mënyrës sonë. Edhe për mua, kjo ndeshje me Porton është e rëndësishme, por unë shoh edhe të ardhmen e këtij projekti që kam nisur. Përballë kemi një skuadër mjaft kompakte, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm në anën teknike. Në shumë situta në fushë, lojtarët kanë shumë pak kohë për të menduar zgjidhjen, ndërkohë që edhe durimi në momente të caktuara është një element i rëndësishëm.”