“Juventus është një kundërshtar që di se si t’i zgjidhë ndeshje të tilla.”; Sergio Conceicao, trajneri i Portos

Sport

“Është një moment i rëndësishëm. Janë 11 lojtarë kundër 11 dhe djemtë do të bëjnë gjithçka për të nderuar fanellën dhe stemën që mbajnë në kraharor. Porto ka një histori të madhe e shumë të pasur në këtë kompeticion, prandaj ky është një moment i madh. Jemi përgatitur për të marrë një rezultat pozitiv dhe për një klub si Porto, kjo do të thotë vetëm fitore. Sigurisht që kemi një kalendar të ngjeshur dhe kjo ndikon tek forma e lojtarëve. Por pavarësisht të gjithave, ju siguroj se të gjithë janë të përqëndruar tek kjo përballje. Juventus është një kundërshtar që di se si t’i zgjidhë ndeshje të tilla. Ata kanë lojtarë të shkëlqyeshëm dhe është e vërtetë që një lojtar i tyre kushton sa 3 apo 4 kontrata tek ne. Por kjo është detyra ime, që si trajner, të gjej zgjidhje me opsionet që kam për t’u kualifikuar ndaj një kundërshtari kaq të fortë sa Juventus.”