F1, FIA do të diskutojë rreth problemeve të ‘DRS’, pas aksidentit të Ericsson

Sport

crash
Në provat e lira përpara garës së Monzas një aksident i rëndë mori të gjithë vëmendjen e ‘Formula 1’. Marcus Ericsson me Sauber Alfa Romeon e tij ishte në përfundim të vijës së drejtë të cirkuitit italian, kur sistemi ‘DRS’ dështoi të mbyllej, duke e flutuar tej makinën e pilotit suedez. Aksidenti ndodhi kur makina Sauber ishte me një shpejtësi thuajse maksimale, dhe impakti ishte aq i madh sa shkaktoi frikë tek tifozët e pranishëm dhe bokset e ‘Formula 1’. Megjithatë për fat të mirë, Ericsson ia doli të shpëtonte pa asnjë dëmtim, por kjo nuk i ka ndaluar drejtuesit e FIA-s të organizojnë një takim për të shpjeguar dështimin e sistemit ‘DRS’ në këtë rast dhe se si mund të parandalohen në të ardhmen, përpara se të shkaktohet ndonjë tragjedi.

ericsson
Sistemi ‘DRS’ ka të bëjë më hapjen e pjesës së bishtit të makinës, që përfiton nga kanali i ajrit të hapur nga makina përpara, duke rritur në mënyrë të ndjeshme shpejtësinë e makinës në vijë të drejtë. Në rastin e Ericsson, kjo pjesë e bishtit dështoi të mbyllej, duke ndikuar në të atillë mënyrë në aerodinamikën e makinës së ‘Formula 1’, sa i ndryshoi krejtësisht trajektoren. I njëjti problem u has dhe në makinë tjetër të kësaj skuadre, atë të Leclerc, dhe mekanikët e ndryshuan menjëherë bishtin e makinës së tij. Ajo çfarë drejtuesit e ‘Formula 1’ kërkojnë është garancia që probleme të tilla nuk do të ndodhin në garë, pasi në ato kushte, asgjë nuk është më e pashmangshme.