F1, Gara e Austrisë shfaqi problemet e Pirellit në mot të nxehtë

Sport

austri
Gara e Austrisë rezultoi të ishte plot surpriza, teksa makinat Mercedes, që niseshin nga linja e parë dhe që gjatë provave kishin dominuar totalisht, nuk ia dolën të përfundonin 71 xhirot.Megjithatë një nga gjërat më të diskutuara të këtij “Çmimi të Madh” është konsumi i gomave. Veç makinave Mercedes, një problem të tillë e vuajti edhe Daniel Ricciardo apo makinat Reanult. Në lidhje me këtë gjë ka folur edhe numri 1 i gomave Pirelli në “Formula 1”, Mario Isola. Në fakt edhe vetë kompania italiane është e surprizuar me konsumin që shfaqën gomat “Soft” në garën e Austrisë. Isola shprehet se në temperatura të nxehta pritet një konsum më i tepërt i gomave, por jo siç ndodhi në “Red Bull Ring”.

pirellio

Megjithatë ai në një farë mënyre heq përgjegjësinë e Pirellit në lidhje me dështimin e Mercedes. Ai thotë se skuadrat dinë si t’i menaxhojnë gomat dhe ndoshta garën e kaluar këtë duhet ta kishin bërë më mirë.Edhe makinat e podiumit patën një konsum përtej normales të gomave, por gjithësesi Verstappen dhe makinat Ferrarit ia dolën të përfundonin garën. Isola shprehet se në rast se ky konsum i gomave do të bëhet më i shpështë, atëherë gjërat do bëhen me serioze. Në garën e Monzas pritet që gjithashtu të garohet nën mot të nxehtë, çfarë mund të jetë një tjetër provë për gomat Pirelli.