MotoGP, Vinales beson se Yamaha mund të arrijë titullin

Sport

vinales
Fitorja e Marc Marquez në Assen për shumë specialistë të “MotoGP” konsiderohet si goditja më e rëndë e tij ndaj kundërshtarëve për titull këtë sezon. Por ndryshe mendon Maverick Vinales. Piloti i Yamahas beson se skuadra e tij ka potencialin për të arritur tek titulli kampion, si për konstruktorë, ashtu edhe për pilotë. Spanjolli, i cili në Holandë u rendit i 3 pas Marquez dhe Rins, thotë se tani ai ka më shumë besim tek motori i tij. Sipas tij, në rast se ndryshimet dhe përmirësimi i motorit “M1” ndodhin në momentin e duhur, atëherë ai dhe Rossi mund të futen në garën për titullin kampion.

maverick
Vetarani italian, i cili e konsideron pistën e Assenit si ndër më të preferuarit e tij, nuk ia doli dot të arrinte podiumin pas një dueli të ashpër me Dovizioson, që i kushtoi jo pak. Vinales arriti këtë fundjavë podiumin e dytë sezonal. Pas një fillim sezoni të vështirë, 23-vjeçari ka treguar shenja të dukshme përmirësimi. Në renditjen për pilotë, Marquez udhëheq i vetëm me 140 pikë të grumbulluara, i ndjekur pikërisht nga dy pilotët e Yamahas, me Rossin që ka 99 pikë e Vinales 93. Ndërsa në renditjen e konstruktorëve, Honda ka për momentin 175 pikë. Ducati vjen në vend të dytë me 145 pikë, 5 më shumë se Yamaha e vendit të tretë.