F1, Max Verstappen ka edhe babain kundër, Jos ndihet disi i zhgënjyer…

Sport

maxx

As Sebastian Vettel dhe as Lewis Hamilton, dy pretendentët kryesorë për t’u shpallur kampionë nuk po diskutohen aq shumë sa Max Verstappen në këtë fillim sezoni të “Formula 1”.  Piloti i “Red Bull” është vënë në qendër të kritikave të shumta për shkak të incidenteve të ndodhura së fundmi në “Çmimin e Madh” të Bahrein dhe në atë të Kinës.  Pas kontaktit me Hamilton një garë më parë, radha duket se ishte e Sebastian Vettel, të cilit njësoj si britaniku në Sakhir, i kushtoi shumë. Por ndërkohë që është në mes të një debati, Max Verstappen tashmë ka edhe babain e tij, Jos Verstappen, kundër. Ish-piloti i “Formula 1” u jep të drejtë kritikave ndaj të birit, pasi sipas tij ishte e qartë që në momentin kur Max pati kontakt me Vettel, ai nuk e kishte menduar aspak si duhet manovrën e tij.

max

Jos shprehet se ai dhe të gjithë të tjerët nuk duan që i biri të ndryshojë stilin e garimit, pasi i argëton të gjithë dhe dhuron spektakël, mirëpo duhet të jetë i kujdesshëm në manovra të tilla, duke qenë se mund të ndikojë në garën e kundërshtarëve, dhe për më tepër, penalizimi me 10 sekonda është diçka që sipas 46-vjeçarit nuk duhet të përsëritet më. Piloti 20-vjeçar i “Red Bull”, Max Verstappen është perballur edhe me akuzat nga shtypi, që pas aksidentit që holandezi pati me Lewis Hamilton në Bahrein. Në lidhje me këtë, Jos thotë se ky “sulm” nga ana e medias nuk është aspak korrekte, pasi e vë akoma më shumë nën presion një piloti të ri si Max, që në fakt vazhdon të gëzojë mbështetjen e plotë të skuderisë “Red Bull” dhe të drejtorit Christian Horner.