FIFA, JA SA VENDE KA HUMBUR SHQIPERIA NE RENDITJE

Sport

Shqipëria bëri një paraqitje të mirë dhe dinjitozë në Poloni, ndnëse fatkeqësisht humbi duke bërë që aventura në eleminatoret e Euro 2024 të nisë jo në mënyrën e duhur. Mirëpo sikur të mos mjaftonte kaq, ky rezultat ndaj polakëve ka ndikuar në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Kuqezinjtë kanë humbur dy pozicione, duke zbritur nga pozicioni i 66-të ku ishte, tashmë në vendin e 68-të. Përfaqësuesja e Sylvinhos u mposht 1-0 nga Kombëtarja e Levandoëskit. Ndërsa sa i takon kombëtareve të tjera që ndodhen në grupin tonë, Polonia është në vendin e 23-të, por edhe Çekia ndodhet shumë para kuqezinjve, në vendin e 38. Ishujt Faroe dhe Moldavia e mbyllin listën përkatësisht me pozicionimin e tyre në vendet 125 dhe 171. Megjithatë, natyrisht pretendohet që gjithçka të lihet pas në ndeshjen ndaj Moldavisë, përballje ku synohet vetëm suksesi. Kjo sfidë do të jetë e vlefshme për kualifikueset EURO 2024, teksa objektivi i vetëm i Shqipërisë është kualifikimi në fazën finale të “Gjermani 2024”.

Kurse Kosova, pas dy barazimeve me shifrat 1-1, që ka arritur në dy ndeshjet e para me Izraelin dhe Andoran, në FIFA mban vendin e 107. Megjithëse arritjen më të mirë në klasifikim e ka vendin e 106-të, pozicion i fiksuar në gushtin e vitit të kaluar.