FLICK REAGON PER SHKARKIMIN E NAGELSSMAN

Sport

Trajneri i Gjermanisë dhe ish-drejtuesi i Bajernit, Hansi Flick është ende i habitur nga vendimi i bordit të klubit bavarez për të larguar trajnerin Julian Nagelsman. Ishte pikërisht tekniku 35-vjeçar ai që pasoi Flick në verën e viti 2021 në krye të pluri-kampionëve gjermanë, duke firmosur një kontratë 5-vjeçare dhe rënë dakord për një rrogë të konsiderueshme. Ndonëse si përfundim, palët u ndanë në mënyrë të parakoshme. Dhe për më tepër, si një rrufe në qiell të hapur, edhe humbja ndaj Leverkusenit nuk ishte kapërdirë nga ana e drejtuesve bavarezë.

57-vjeçari gjerman e ka të vështirë gjetjen e arsyes se nga buroi ky verdikt,  ndonëse ka prekur rëndësinë e titujve që duan në klubin nga Mynihu. “E habitshme, nuk e prisja të ndodhte diçka e tillë, duke pasur parasysh klubin dhe politikat e tij ndër vite. Por nga krahu tjetër, dihen ambicjet e Bajernit. Kur e shikon nga jashtë atë që ndodh është e vështirë të japësh një opinion konkret. Synimi i madh i tyre është për të triumfuar në çdo front ku ata luftojnë. Shto këtu edhe shpenzimet në merkaton e fundit dhe qëndron si arsye, apo justifikim, ndonëse besueshmëria kalon në variacione të ndryshme. Përgjegjësia është mjaft e madhe në cdo pozicion dhe për cdo njeri te klubi i Bajernit. Si për ata që marrin vendime ekzekutive, ashtu edhe për trajnerin, me skemat dhe rezultatet në fushën e lojës”, ka qenë reagimi i ish-trajnerit të Bayernit në periudhën 2019-2021.