Firmino, replikë e rëndë me Ramos: Ai është një…

Sport

firmino
Megjithëse kanë kaluar tashmë gati 2 javë nga finalja e Champions League, Real Madrid-Liverpul duket se nuk ka ndërmend të mbarojë. Si fillim polemikat për dëmtimin e shkaktuar nga Sergio Ramos, që për pak la Momo Salah pa vajtur në Botëror. Jo më larg se të mërkurën erdhën akuzat e kapitenit të “Los Blancos” për goditjen me bërryl që thuhet se i shkaktoi dëm cerebral edhe portierit Karius. Teksa Ramos foli me irioni edhe për një ftohje të mundshme të Firminos, pikërisht nga një djersa e spanjollit.
Sikur të mos mjaftonte kaq, tani vjen reagimi i Firminos, i cili është ngacmuar mbi këtë temë nga grumbullimi i Brazilit. “Ramos është e drejtë të flasë, pasi u shpall kampion i Evropës. Por në të vërtetë me ato fjalë që tha u tregua vërtet një…idiot. Kaq! Nuk dua të komentojë më shumë”, u mjaftua të thotë braziliani i Liverpulit. Ndonëse duket se seriali i polemikave post-Kiev është i destinuar të mos ndalet.

firmino2
Gjithashtu, Firmino ka folur edhe për portierin e Selesaos, Alisson, teksa nuk ka mohuar se do të kërkojë ta bindë që të transferohet në “Anfield Road”: “Më ka pyetur për Liverpulin dhe shpresoj vërtet që të vijë. Ndonëse e di që ka edhe shumë oferta të tjera. Për ne nuk do të ishte keq sikur të vinte me Liverpulin. Për këtë arsye do të bëj ç’mos që ta bind!”, përfundoi Firmino, i cili gjithsesi për momentin është i përqendruar që bashkë me Neymar e Coutiho, të rikthejë Brazilin si kampon të botës.