Flasin trajneri dhe mesfushori i Barcelonës!

Sport

barcaaaa

Ernesto Valverde (Trajneri i Barcelonës)
Lyoni ka pikat e saj të forta, sidomos në sulm, ku kanë lojtarë me potencial dhe shumë të shpejtë. Kuptohet që ata do të përpiqen t’i shfrytëzojnë këto aftësi për të na ndëshkuar edhe atëherë kur nuk e presim. Një gol i tyre vlen më shumë se i yni, prandaj duhet të ruajmë vëmendjen në çdo situatë. Ne jemi një skuadër që duhet japë një përgjigje edhe në momentet më të vështira, në varësi të asaj që mund të prodhojë ndeshja. Ky takim është delikat dhe çdo gjë mund të ndodhë. Ne jemi përgatitur si duhet, duke respektuar kundërshtarin dhe duke mësuar nga gabimet që mund të kemi bërë në ndeshjen e parë. Mendoj se duhet të jemi më të kujdesshëm dhe më efektivë në finalizimin e aksioneve, pasi nuk mund të shpërdorjmë të tjera raste të pastra siç ndodhi në ndeshjen e parë.

FCBarcelona ValenciaCF2 2J22Lliga1aDivisi20182019 pic 2019 02 02barcelona valencia54 Optimized

Arthur (Mesfushor i Barcelonës)
Jemi të përqëndruar për këtë sfidë. E dimë se me çfarë rreziku përballemi dhe presioni bie kryesisht mbi ne. Duhet të ruajmë qetësinë e të bëjmë lojën tonë, përndryshe mund ta pësojmë. Lojtarët tanë duan të fitojnë Champions League-ën. Ky është objektivi ynë pasi luajmë në një kompeticion vërtet special. Personalisht e kam ëndërruar prej një kohe të gjatë këtë moment, prandaj dua të shijoj çdo çast. Do të jetë një ndeshje e bukur dhe duam të dhurojmë një performancë të mirë përpara tifozëve tanë. Lyoni provoi se është një skuadër me cilësi dhe jo më kot janë ende të pamposhtur në këtë kompeticion për këtë sezon. Treguan se e kanë merituar të jenë këtu dhe kjo na bën t’i vlerësojmë maksimalisht për këtë takim.