Flasin trajneri dhe sulmuesi i Lyon-it!

Sport

barcaaaa
Bruno Genesio (Trajneri i Lyon-it)
Na duhet të luajmë lojën tonë e të jemi të lirshëm në fushë. Jemi të vetëdijshëm se do të jetë shumë e vështirë pasi luajmë përballë një prej skuadrave më të mira në botë. E provuam se mund të arrijmë rezultat ndaj tyre dhe besoj se mund t’ia dalim sërish. Jemi kokëulur në punën tonë dhe duam thjesht të zbresim në fushë për të shprehur dëshirën tonë për të vazhduar më tej. Duam të realizojmë diçka të bukur edhe për tifozët tanë që na kanë mbështetur në çdo moment. Rezultati i Ajax-it kundër Realit sigurisht që na jep kurajo dhe besim, por ndeshja jonë ka një qasje tjetër. Shumë gjëra në këtë takim varen nga Messi. Influenca e tij në fushë është e jashtëzakonshme dhe me të, duhet t’i bëjmë llogaritë më kujdes. Dyshoj që sot të përsëritet rezultati 0-0 i ndeshjes së parë. Të dyja skuadrat do të kërkojnë golin dhe çdo gjë do të jetë e hapur. Me gjasa do të na duhet të vuajmë, por ndryshe nuk mund të shkosh larg në nivele të tilla.

960

Nabil Fekir (Sulmues i Lyon-it)
Ajax-i dhe Manchester United janë një inspirim për ne. Ata i surprizuan të gjithë dhe sado e vështirë te jëtë, ne do të provojmë të sjellim një befasi tjetër. Ne nuk do të heqim dorë dhe do të luftojmë deri në fund. Kemi shumë pak për të humbur, prandaj do të zbresim në fushë të frymëzuar dhe aspak të trembur nga ajo që na pret. Është ëndrra e çdo fëmije të luajë në takimet të tilla, prandaj për të gjithë ne që të do zbresim në fushë do të jetë vërtet speciale. Barcelona ka lojtarë të jashtëzakonshëm dhe që mund ta zgjidhin ndeshjen në çdo moment. Por ne jemi përgatitur që të japim më të mirën tonë, në mënyrë që të shijojmë gjithë takimin.