Flasin trajneri dhe portieri i Bayern!

Sport

reds

Niko Kovac (Trajneri i Bayern)
Kam lojtarë të klasit botëror në përbërjen e skuadrës sime, prandaj do të zbresim në fushë vetëm për të fituar. Tani luajmë në shtëpinë tonë dhe gjërat janë ndryshe. Kam patur disa ndeshje si finale për mua, por mendoj se kjo është një nga më të rëndësishmet. Do të jetë një lojë e fortë dhe presioni është mjaft i lartë për të dyja skuadrat. Por unë e shoh këtë gjithmonë si diçka pozitive, pasi bën që lojtarët të japin maksimumin e tyre për të marrë më të mirën në fushë. Na duhet të jemi të balancuar; të ruajmë ekuilibrat. Kundërshtarët tanë kanë një avantazh më shumë nëse na shënojnë dhe për këtë arsye duhet të bëjmë kujdes edhe në fazën mbrojtëse. Duhet të përfitojmë nga fakti që do të kemi mbështetjen e publikut tonë dhe të mos i lejojmë ata të luajnë lirshëm. Liverpooli është një skuadër e jashtëzakonshme, por unë kam besim tek ekipi im, pasi për ne nuk ka më kthim pas. Do jetë e rëndësishme që të jemi të qëndrueshëm gjatë gjithë takimit, si nga ana fizike edhe nga ajo psikologjike. Duhet të tregohemi të ftohtë edhe në momentet delikate pasi nuk jemi në kushtet për të shpërdoruar mundësitë që do të kemi.

220px 20180602 FIFA Friendly Match Austria vs. Germany Manuel Neuer 850 0723
Manuel Neuer (Portier i Bayern)
Mendoj se Liverpooli është mësuar me ndeshje me presion të tillë dhe do të provojë që të hidhet në sulm. Ne jetojmë për të tilla sfida dhe fakti që përballemi me një ekip kaq të fortë na shtyn akoma më shumë për të dhënë më të mirën. Lojtarët e Liverpoolit dinë edhe të mbrohen shumë mirë, por në ndeshjen e parë nuk u përballën me të gjithë potencialin tonë sulmues. Tani gjërat do të jenë më ndryshe dhe ne do të provojmë të luajmë në mënyrën tonë, por duke qenë të kujdesshëm për të mos bërë gabime. Fakti që Salah nuk ka shënuar shumë kohët e fundit nuk më shton besimin. Janë pikërisht këto ndeshje ku lojtarë si ai do të duan t’i japin tjetër rrjedhë periudhës që po kalojnë, prandaj duhet të jemi vigjilentë ndaj çdo situate që mund të krijohet. Do të jetë një ndeshje e bukur dhe plot spektakël. Shpresoj që tifozët tanë të argëtohen dhe ne të kualifikohemi për më tej.