Flasin trajneri dhe portieri i Liverpool!

Sport

reds

Jurgen Klopp (Trajneri i Liverpool-it)
Duam të vazhdojmë më tej, por për këtë na duhet një ndeshje e madhe sot. Do jetë e rëndësishme nëse e kalojmë këtë ndeshje, pasi mund të na japë shtysë për pjesën tjetër të sezonit. Nëse do të luajmë futboll cilësor, besoj se mund t’ia dalim për të ndëshkuar kundërshtarët tanë, edhe pse luajnë në shtëpi. Absolutisht që do të jetë një ndeshje e madhe. Është një sfidë ku të dyja skuadrat do të masin forcat. Bayerni është një skuadër e klasit botëror dhe nuk mund të bësh gabime në mbrojtje. Duhet të kemi besim në aftësitë tona, të qarkullojmë topin dhe të shfrytëzojmë pikat tona më të forta. Mendoj se kemi nevojë të tregohemi të guximshëm në takime të tilla, pasi vetëm kështu do të nxjerrim më të mirën tonë. Të dyja skuadrat do të kenë momentet e tyre, por mbetet për t’u parë kush do të dijë t’i shfrytëzojë më mirë. Në ndeshjen e parë ata treguan respekt të madh për ne dhe u mbrojtën me kujdes dhe nuk bënë lojën e tyre të zakonshme, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm, pasi nuk mendoj se edhe sot do të ndodhë e njëjta gjë.

gettyimages 1020207908 612x612

Alisson Becker (Portier i Liverpool-it)
Jurgen Klopp është trajneri dhe miku ynë, por kur zbresim në fushë ai është serioz dhe na shfaq hapur pasionin e tij për futbollin. Përpiqet shpesh që atë pasion të na e ushqejë edhe neve. Klopp është padyshim një njeri special për të gjithë ne në dhomat e zhveshjes, pasi na trajton sikur të ishim familja e tij. Nuk mendojmë për të hequr dorë nga një kompeticion për një tjetër. Duam të fitojmë të gjitha ndeshjet dhe të marrim maksimumin nga sezon. Nuk mund ta krahasoj veten me Neuer. Ai është një nga më mirët në 10 vitet e fundit dhe është një shembull për mua dhe shumë sportistë të tjerë të rinj. Të luaj kundër tij është një ëndërr më vete. Van Dijk është një garanci më tepër për ne. Rëndësia e tij është e padiskutueshme dhe prezenca e tij sjell një peshë tjetër në fushë.