Juventus i hap rrugën, Higuain mund të transferohet tek…

Sport

Gonzalo Higuain duket se është kthyer në një problem për Juventus, pasi argjentinasi ende nuk ka vendosur rreth të ardhmes së tij. Pas huazimeve tek Milan dhe Chelsea, Higuain pritet të kthehet përsëri tek Juventus, aty ky fillimisht u mendua se Sarri do e pranonte pjesë të organikës së ekipit të tij. Mirëpo raportimet e fundit në Itali flasin për një largim thuajse të sigurt të Higuain nga Torino, pasi për lojtarin ka filluar të shfaqi interes konkret Roma. Me largimin e Dzekos, hapësirat në vijën e sulmit tek verdhekuqtë janë të mëdha dhe ardhja e një emri si Higuain mund të rikthente disi entuziasmin e tifozëve romanistë.

Nga ana e Juventus nuk ka asnjë pengesë, që është e gatshme të gjejë një marrëveshje me Romën, por për të realizuar këtë transferim duhet marrë edhe një përgjigje pozitive nga ana e vetë Higuain. Teksa ishte ende në Londër 1 muaj më parë, Higuain shprehej se në Itali do të kthehej të luante vetëm për Juventus, çfarë nënkuptoi se sulmuesi argjentinas kërkon të shkojë diku ku mund të fitojë trofe dhe jo të përballen me situata të vështira si tek Milan. E vetmja arsye pse Higuain mund të mbetet tek Juventus është trajneri Sarri, pasi për drejtuesit bardhezi, argjentinasi nuk bën më pjesë në planet e klubit. Në rast se edhe Sarri do të jetë në anën e drejtuesve, atëherë e ardhmja e Higuain me shumë gjasa mund të jetë në kryeqytetin italian.