Flet trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp!

Sport

Salah dhe Firmino nuk janë të gatshëm për ndeshjen e sotme. Gjithësesi, ne do të zbresim në fushë vetëm për të fituar. Rezultati 3-0 sigurisht që nuk janë pozitat në të cilat donim që të gjendeshim, por ne do të provojmë duke dhënë maksimumin. Një përmbysje si ajo e Romës? Epo Roma kishte një gol jashtë fushe në llogarinë e saj. Kjo gjë bën një diferencë të madhe, por gjithësesi raste të tilla na japin shpresë. Në Barcelonë tentuam të shënonim 1 ose 2 gola, por kjo i dha mundësinë Messit të shfrytëzonte hapësirat. Me Messin është e vështirë t’ja dalësh. Kur hidhesh në sulm siç bëmë në ndeshjen e parë, rrezikon të ndëshkohesh, sidomos kur luan kundër Barcelonës. Por pavarësisht të gjithave, më pëlqeu që skuadra guxoi dhe u përpoq. Nëse edhe sot do të bënim një lojë të ngjashme, në sulm, atëherë mendoj se mund t’ja bëjmë jetën të vështirë kundërshtarëve, pasi kësaj radhe kemi edhe mbështetjen e publikut. Problemi është që jo vetëm na duhet të shënojmë, por duhet të mos lejojmë Barcelonën ta bëjë një gjë të tillë, që le të themi se ndodh rallë.