Frank Lampard trajner, do të drejtojë Derby County-n për 3 vitet e ardhshme

Sport

frank
Frank Lampard është emri i radhës që i futet profesionit të trajnerit në futbollin britanik. Pas Steven Gerrard, që nga sezoni i ardhshëm do të drejtojë Rangers në Skoci, është ish-lojtari i Chelsea-t që ka firmosur një kontratë profesioniste me Derby County-n, skuadër që aktualisht luan në kategorinë e dyte angleze, në Championship. Vetë klubi e ka bërë këtë lëvizje zyrtare me anë të disa postimeve në rrjetet sociale.

lampard
Lampard ka firmosur një kontratë 3-vjeçare dhe do të kenë si objektiv kryesor renditjen në vendet e para të tabelës së renditjes dhe sigurisht rikthimi i skuadrës në elitën e futbollit anglez, në Premier League. 39-vjeçari është shprehur se ka besimin e plotë dhe garancinë e klubit, për të ndërtuar një skuadër që mund të renditet brenda 6 vendeve të para. Për fituesin e Champions League në vitin 2012 me Chelsea-n, kjo do të jetë eksperienca e tij e parë si trajner. Lampard shprehet se është i vetëdijshëm për vështirësitë që do të ketë, por shton se gjatë karrierës ka patur mundësinë të punojë me disa nga trajnerët më të mirë në botë, të cilët i kanë mësuar shumë gjëra.