Gasperini liston Manchester City-n si favoriten kryesore për trofeun e ‘Champions League’

Sport

Gian Piero Gasperini, trajneri i Atalantas: “Manchester City i ka të gjitha mundësitë për të fituar ‘Champions League’-ën. Ata kanë një skuadër të jashtëzakonshme, që mund të përshtatet me lojën e çdo kundërshtari. Ne do të përpiqemi të bëjmë lojën e tonë. E dimë se duke luajtur me presing të lartë, ndaj një skuadre si City rrezikojmë të ndëshkohemi rëndë. Por jemi besimplotë se kemi ende shumë për të dhënë. Do të japim maksimumin tonë në çdo ndeshje të këtij kompeticioni, pavarësisht se si shkojnë gjërat për ne. Në ‘Champions League’ përballesh me më të mirët dhe nuk mund të shmangësh edhe sfida me kundërshtarë kaq të fortë si Manchester City. Ne jemi stërvitur mirë dhe lojtarët kanë dëshirë për të treguar vlerat e tyre të vërteta. Shpresojmë që kësaj herë gjërat të shkojnë ndryshe nga ndeshjet e kaluara, megjithëse e dimë se niveli i vështirësisë tani është shumë i lartë.”

 

Marten de Roon, mesfushor i Atalantas: “Kjo ndeshje për ne është si një çmim për atë që bëmë sezonin e shkuar. Është speciale të përballesh me skuadra si Manchester City. Në Angli kemi disa kujtime të bukura, por tani sfidojmë kampionët e ‘Premier League’. Jemi të vetëdijshëm për atë që na pret, por nuk besoj se kundërshtari na nënvlerëson. Mendoj se pavarësisht se nuk kemi marrë pikë, në dy ndeshjet e kaluara kemi treguar se e meritojmë vendin tonë këtu. Jemi të përqëndruar për të bërë sa më mirë dhe do të zbresim në fushë me dëshirën për të marrë një rezultat pozitiv.”