Manchester City kalon me sukses provën e parë ndaj Borussia Dortmund në çerekfinale të Champions League

Sport

Manchester City kalon me sukses provën e parë ndaj Borussia Dortmund në çerekfinale të Champions League. Në sfidën e luajtur në Etihad Stadium, Cityzens fituan me rezultatin e ngushtë 2-1. Fillimisht sfidën e hapi Kevin De Bruyne në minutën e 19-të, duke përfituar maksimalisht nga një gabim në mesfushë të skuadrës mike. Pavarësisht mundësive të tjera, City nuk arriti dot ta dyfishonte rezultatin, ndërsa Dortmundi është kundërpërgjigjur me Marco Reus, I cili e shfrytëzoi më së miri pasimin nga Erling Haaland dhe e kaloi topin pas krahëve të portierit Ederson. Në këtë mënyrë, Reus I dha fund ecurisë pozitive të Cityt pa pësuar gol, me skuadrën e Pep Guardiolës që nuk e kishte nxjerrë topin nga rrjeta prej 7 takimesh radhazi, ose 788 minuta në total. Mirëpo atëherë kur sfida po I drejtohej barazimit, nuk ishte I këtij mendimi Phil Foden, I cili shënoi golin e fitores për skuadrën e tiij në minutën e 90-të. Në këtë mënyrë, kryesuesit e Premier League shkojnë në avantazhin e një goli në Signal Iduna Park mbrëmjen e 14 prillit, aty ku do tentojnë të ndalin furinë e Dortmundit që me patjetër do tentojë të kundërpërgjigjet.