Lorik Cana apo i biri? Kjo foto na bëri konfuzë të gjithëve!

Sport

Lorik Cana ka ‘rrëmuar’ mes fotove të fëmijërisë dhe një prej tyre e ka publikuar në ‘Instagram’. Në imazhin e vjetër, ai shfaqet teksa e ëma e përqafon dhe është dukshëm shumë i vogël në moshë. Ish-kapiteni i kombëtares ka shpjeguar se shkrepja e realizuar në plazh i përket viteve ’80. “Mama dhe i vogli Liki. Dikur, viti ’85-’86 nuk jam i sigurt”,-shkruan Loriku.

Mes komenteve të shumta në foto ka rënë në sy fakti se një pjesë e mirë e ndjekësve shohin tek Loriku imazhin e tanishëm të Boiken, djalit të tij. Në fakt kanë të drejtë pasi ngjashmëria e tyre është e dukshme. Bojken rritet çdo ditë, por fotot e tij me imazhin e plotë janë të rralla. Megjithatë ato pak shkrepje që qarkullojnë e vërtetojnë dukshëm ngjashmërinë e madhe babë e bir.Loriku ka folur shpesh për marrëdhënien me djalin, të cilën e konsideron si perfekte dhe shumë të fortë.