‘Gracenote’, ja përqindjet se kush shpallet Kampion i Botës

Sport

rusia

Botërori më befasues i viteve të fundit po na dhuron vëtet ndeshje të pasigurta deri në fund, si dhe mjaft skenarë të paparashikueshëm. Nga eleminimi i Gjermanisë në fazën e grupeve, deri tek dalja e dyfishtë në të tetat e finaleve, për Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, dy lojtarët që aktualisht konsiderohen si më të mirët në botë. Kështu, pas ndeshjeve të para të fazës me eleminim direkt, “Gracenote Sports” ka azhornuar parashikimet mbi atë që mund të jetë fituesja finale e “Rusi 2018”. Dhe duke pasur parasysh statistikat, surprizat e shumta të bëjnë të mendosh se do të mund të prodhojnë si përfundim vetëm një fitues që mban emrin e Brazilit. Sipas studimit të fundit të kompanisë së statistikave, Selesao ka përqindje-rekorde nga ana e saj: më shumë se 30%.

fr

Me eleminimin e Spanjës, Franca mbetet një nga antagonistet kryesore për Selesaon braziliane. Këto dy skuadra do të sfidohen në gjysmëfinale, natyrisht nëse cdo gjë do të shkojë sipas parashikimeve. Ndërsa nga ana tjetër e tabelës, Anglia është favoritja kryesore për të arritur finalen. Gjithsesi, dy finalet më të mundshme, gjithmonë sipas “Gracenote”, mbeten Brazil-Angli dhe Brazil-Kroaci, që kanë marrë 13% të shanseve totale. Më pas vijnë Brazil-Suedi me 9%, e ndjekur nga Brazil-Rusi me 8%. Ndërsa finalja e parë që nuk parashikon Selesaon në fushë vjen në vend të pestë dhe bëhet fjalë për një Angli-Francë, që ka marrë 6% të mundësive, po aq sa Francë-Kroaci dhe Angli-Uruguaj.