Guardiola sfidon Real: Mbetem një barcelonas

Sport

Joesp Guardiola, trajneri i Manchester City:
“Duhet të shmangim gabimet tona në këtë sfidë, pasi ky është një kompeticion ku një gabim të kushton rëndë. Nëse duam të bëhemi një skuadër që të shkojmë sa më larg në këtë kompeticion, atëherë duhet të jemi më mirë në fazën mbrojtëse. Është e vështirë të njohësh taktikat e Zinedine Zidane. Kur ju mendoni se keni arritur të mësoni diçka, ai do vijë totalisht me një mënyrë të ndryshme. Ne i kemi parë të gjitha ndeshjet e Realit që kur La Liga rifilloi pas karantinës dhe normalisht që e kemi diskutuar mënyrën si ata do luanin gjatë një takimi. Megjithatë, ne jemi fokusuar më tepër tek ndeshja jonë, tek ajo se çfarë ne mund të bëjmë. Për mua s’ka rëndësi nëse luaj ndaj Real Madridit ose jo, unë gjithmonë do jem një përkrahës i Barcelonës, pasi ata kanë një rol të rëndësishëm në atë se çfarë jam unë sot, por patjetër që nëse përballem ndaj tyre, sigurisht që dua të fitoj”.

Rodri, mesfushor i Manchester City:
“Në aspektin personal, për mua ka qenë një vit fantastik, sepse kam mësuar shumë nga ana profesionale, teksa jam pjesë e një skuadre të mrekullueshme. Do jemi mëse të lumtur që të kualifikohemi më tutje, por të nxjerrim nga gara këtë kundërshtar që kemi përballë, padyshim që do të sjellë më tepër motivim në anën tonë. Po kalojmë një formë të mirë dhe kemi besim. Ndonëse kanë kaluar shumë kohë që nga ndeshja e parë, ne jemi përgatitur mirë dhe jemi totalisht të fokusuar, pasi e dimë që përpara kemi një test mjaft të vështirë”.