Fitorja e Shqipërisë më e bukur se titulli

Sport

henry 1468236460 7967232

Thierry Henry është tallur me Portugalinë pas triumfit në Kampionatin Evropian.
I ftuar në studion e televizionit britanik BBC, në rolin e analistit për Kampionatin Evropian, ish sulmuesi i Francës, Thierry Henry komentoi me jo pak rezerva faktin që një skuadër e renditur e treta në fazën e grupeve, triumfoi në turneun më të rëndësishëm të futbollit kontinental.
Henry ka ngacmuar Portugalinë duke thënë se fitorja e Shqipërisë është më e bukur se titulli i portugezëve.

MOS E HUMBISNI :PAMJE EKSKLUZIVE NGA DITËLINDJA E LEDRIT
“Një fitore entuziazmuese si ajo e Shqipërisë, në një stadium të veshur kuq e zi dhe këndonte shqip, e që bëri krenar një popull të tërë, është më mirë sesa titulli Evropian i fituar pa shkëlqim nga Portugalia” tha Henry.
“Kur lejon vendin e tretë të grupit të kualifikohet, skuadrat e kanë të qartë që edhe tre barazime mund të mjaftojnë. Megjithatë, jam më tepër i lumtur të shoh Shqipërinë kur fiton ndeshjen, apo atë çfarë bëri Islanda në Euro 2016. Mendoj se rregullat e reja mbytën fazën e grupeve në Evropian”shtoi ish sulmuesi i Arsenalit e Barcelonës.