Mourinho thumbon Wengerin, “Përdor makinë llogaritëse”

Sport

jose-mourinho epa 2587091b
Rikthehen batutat mes Mourinhos dhe Wengerit, i cili, sipas portugezit, tanimë ka nevojë për një makinë llogaritëse kur krahason Arsenalin me Chelsa-in.
Në një deklaratë të bërë ditët e fundit, trajneri i Arsenalit pati thënë se për shkak të gjendjes financiare të këtyre viteve “Topçinjtë e Londrës” e kanë patur të pamundur ta fitonin Premier League-ën. Por nuk e mendon kështu Mourinho, sipas së cilit nëse mblidhen të gjitha shpenzimet që Arsenali ka bërë tre vitet e fundit, shuma totale është shumë më e lartë se ajo çka ka shpenzuar Chelsea, që pavarësisht kësaj këtë vit u shpall kampione e Anglisë. Për këtë portugezi e fton Wengerin, por dhe cdo gazetar që mendon si ai, që të konsultohet me një makinë llogaritëse përpara se të flasë.
“Ozil plus Sanchez, plus Chambers, plus Debuchy… nëse i mblidhni së bashku, shuma që do të dalë do t’ju surprizojë”, tha Mourinho, “Nëse do të jesh i ndershëm dhe pragmatik, merr një makinë llogaritëse, kjo do të t’i largojë dyshimet. Është puna më e lehtë, qoftë për një trajner ashtu edhe për një gazetar”.
Të gjitha këto deklarata bëhen disa ditë përpara përballjes për kupën e “Comunity Shield” e cila do të jetë një super-derbi i Londrës. Chelsea vjen si fituese e Premier League-ës, ndërsa Arsenali si fituese e Kupës së Federatës.