Humbja në derbi ndaj Interit, Zlatan Ibrahimoviç ka një mesazh për tifozët e Milanit

Sport

Zlatan Ibrahimoviç ka një mesazh për tifozët e Milanit. Humbja 5-1 në derbi ndaj Interit, ka trazuar jo pak ambientin kuqezi, duke ngritur shumë pikëpyetje rreth vazhdimësisë së sezonit. Menjëherë pas disfatës ndaj rivalëve të qytetit, në shtëpinë e 7 herë kampionëve të Europës është parë Ibrahimoviç. Për prezencën e tij, trajneri Stefano Pioli u shpreh në konferencën për mediat, se Ibra ishtë planifikuar të vizitonte ekipin përpara derbit, por gjithçka u anullua në një moment të fundit dhe suedezi nuk mundi të ishte dot pranë skuadrës.

Megjithatë, ish-sulmuesi kuqezi, zbarkoi në Milano të hënën në mëngjes, teksa më tej, Pioli zbuloi se Ibra kishte komunikuar personalisht me secilin futbollist të skuadrës, por nuk kishte dhënë një mesazh të përgjithshëm përpara grupit.

Megjithatë, nuk ka vonuar shumë, dhe 41 vjeçari ka shpërndarë një mesazh edhe në rrjetet sociale, këtë herë për tifozët milanistë, të cilët janë, ende nuk janë përmendur nga shuplaka e rëndë e marrë pak ditë më parë nga Interi.

“Erdha në Milano dhe shkova menjëherë tek trajneri për t’i thënë se jam gati për të luajtur, por megjithëse jam mirë dhe në formë, nuk isha në listën e lojtarëve të grumbulluar”, ka thënë fillimisht Zlatan, i cili më pas ka vazhduar apelin drejt tifozëve. “T’i lëmë mënjanë shakatë, por vazhdoni të përkrahni Milanin, sepse gjithçka do të shkojë mirë”, janë fjalët e 41 vjeçarit.

I tërhequr nga futbolli disa muaj më parë, Zlatan u rikthye tek Milani në Janarin e 2020-tës dhe prezenza e tij në dhomat e zhveshjes, nisi të ndryshojë edhe mentalitetin e futbollistëve kuqezinj. Falë eksperiencës së gjatë, Ibrahimoviç ishte i rëndësishëm në rrugëtimin e ekipit drejt titullit kampion të dy viteve më parë.

Forcën e tij prej lideri dhe dashurinë për ngjyrat kuqezi, suedezi po e tregon edhe tashmë, kur është tërhequr nga futbolli i luajtur.