Hysaj: Për Sarrin më vjen keq, por Ancelotti duket i duhuri

Sport

 

hysaj

E ardhmja e Elseid Hysajt është tepër e diskutuar prej disa kohësh. Zërat më ngulmues e çojnë lojtarin e Kombëtares shqiptare në Angli. Ndoshta bashkë me trajnerin Sarri, nëse ky i fundit – ashtu sic duket – firmos për Çelsin. Mirëpo nga grumbullimi i Kombëtares në Zvicër ka folur vetë mbrojtësi shkodran. I pyetur nëse ai do të ndiqte Sarrin në Premier League apo do të qendronte nën urdhërat e Ancelotti, vetë anësori është përgjigjur: Sinkron ”Lajmi i largimit të Sarrit nuk ishte i mirë, sepse kam 6 vite që punoj me atë trajner. Nga ana tjetër, e dimë të gjithë kush është Ançeloti. Kështu që do ti bëjë mirë klubit. Nuk di shumë rreth të ardhmës sime, por i kam lexuar të gjitha ato që fliten. Kam luajtur shumë ndeshje me Napolin dhe Empolin. Të gjithë e dinë se mund të luaj edhe në të majtë të mbrojtjes”, shpjegoi ndër të tjera Hysaj, i cili duhet thënë se e ka pasur Ancelottin një admirues të tij që në kohën kur italiani drejtonte Bajernin.
Ndërkohë, për situatën e Hysajt ka folur edhe agjenti i tij, Mario Xhufredi. Në një deklaratë të fundit për mikrofonët e “Radio KissKiss”, ai ka pranuar faktin se mbrojtësi me shumë mundësi do të mbetet aty ku është: “Të shumtë ishin ata që mendonin se Sarri do të qëndronte te Napoli dhe askush nuk e priste ardhjen e një trajneri si Ançeloti. Por unë gjithmonë kam theksuar se Hysaj do të qëndrojë, me apo pa Sarrin. Kemi folur muajt e fundit për rinovimin e kontratës. Më tej vendosëm të ndërpresim bisedimet, për të mos pasur shpërqendrime nga lufta për titulli kampion. Vullneti ynë është që lojtari të qëndrojë, pastaj në merkato mund të ndodhë gjithçka”, ka përfunduar Xhufredi.