I përfundon huazimi tek Milani, lojtari do të rikthehet në radhët e Real Madrid

Sport

Pas dy sezoneve të kaluara si një lojtar I huazuar në radhët e Milanit, Brahim Diaz do të rikthehet tek Real Madrid, klub që zotëron kartonin e personazhit në fjalë. Sipas mediave ndërkombëtare, si Milani, ashtu edhe Reali, në takimin e tyre të fundit, nuk kanë arritur dot në një marrëveshje përfundimtare, që Diaz që bëhej përfundimisht pjesë e klubit kuqezi.

Për ta lënë të lirë lojtarin, Los Blancos kërkonin deri në 30 mln euro, një shumë kjo, e konsideruar si e papërballueshme nga ana e kampionëve në fuqi të Serie A, të cilët në këtë mënyrë, mund të jenë dorëzuar për të siguruar shërbimet e fantazistit.

Mirëpo, një rikthim I Diaz në Madrid, nuk do të thotë që ai do të jetë pjesë e skuadrës së Carlo Ançelottit për edicionin e ardhshëm. Sipas mediave ndërkombëtare, klubi I radhës që interesohet për 23 vjeçarin është Arsenali.

Në fakt, nuk është hera e parë që Arsenali dhe Real Madrid operojnë së bashku mbi lojtarë të caktuar. Kujtojmë këtu rastin më të freskët, Martin Odegaard, I cili u ble për rreth 40 mln nga klubi anglez dhe sot është kapiten I skuadrës së drejtuar nga Mikel Arteta dhe kjo ndodhi brenda një kohe mjaft të shkurtër.

Arsenali është I gatshëm të ofrojë për Diaz, pikërisht shumën që Reali kërkon për të, plot 30 mln euro, ndonëse nuk dihet ende mënyra se si mund të kompletohet marrëveshja. Lojtari mund të huazohet për një sezon në Emirates, më pas, klubi anglez do e ketë të detyruar që të blejë përfundimisht kartonin e futbollistit spanjoll.