Tottenham, klubi më i përfaqësuar në gjysmëfinalet e Rusi 2018

Sport

tottenham
Nëse Mauricio Pochetino do të donte të bënte tifozllëk për një nga përfaqësueset që janë në garë në Botërorin rus, do të kishte vetëm vështirësinë e zgjedhjes. Argjentina e tij është eleminuar nga Franca, por 9 lojtarë të Totenhemit kanë arritur një vend në gjysmëfinale. Bëhet fjalë për lojtarë që luajnë kryesisht me Francës, Belgjikën dhe Anglinë. Kështu që të paktën një do të ketë mundësinë të përjetojë emocionet e finales më 15 korrik. I pari në listë është Higo Loros, portieri i Francës dhe i Totenhemit që prej 2012-s. Për të, ndeshja e gjysmëfinale kundër Belgjikës nuk do të jetë si të tjerat. Mbi të gjitha, sepse luhet për një vend në finale. E pastaj sepse nga ana tjetër do të ketë shumë shokë skuadre të klubit të tij. Ata me të cilët përgjatë të gjithë vitit, ndan fitoret dhe zhgënjimet. Saktësisht bëhet fjalë për Tobi Alderuaild, Mousa Dembele dhe Jan Vertongen, i cili në Rusi 2018 arriti dhe kaloi 100 ndeshjet me Kombëtaren.

fifa wc
Pesë lojtarë të Tottenham janë kualifikuar në gjysmëfinale me fanelën e Anglisë. Një mbi të gjithë është uragani Harry Kane, i cili ka shënuar 6 gola. Por sulmuesi shoqërohet nga Danny Rose, Kieran Trippier, Eric Dier dhe Delle Alli që plotësojnë peshëshen. Sa i takon Premier League, Manchester City dhe Man.Utd, kanë dy futbollistë më pak në krahasim me Spurs në gjysmëfinale. Kampionati spanjoll përfaqësohet nga Barcelona dhe Atletiko me nga 4 përfaqësues. Mirëpo trajneri i Totenhemit. Pochetino mund të mbështesë edhe disa njohje të vjetra të tij, që në të kaluarën kanë veshur fanelën e Spurs. Për shembull si anglezi Kyle Ëalker, apo belgu Nacer Chadli. Pa harruar mbi të gjitha kroatin Luka Modric, ylli që do të kërkojë të ndërlikojë planet e anglezëve në gjysmëfinale, pas 4 sezoneve të luajtura aty. E që tani ëndërron edhe “Topin e Artë”.