Icardi, “Për Interin, refuzova Realin”

Sport

icardi-1412076495
Mauro Icardi thotë se ka refuzuar një ofertë të Realit të Madridit vetëm e vetëm që të qendronte te Interi. “Reali u përpoq të më transferojë” citohet të ketë thënë Icardi për shtypin spanjoll, “Por unë jam i gëzuar te Interi ndaj dhe kam nënshkruar kontratë të re”, shprehet më tej 22-vjeçari.
Reali i Madridit prej kohësh është vënë në kërkim të një sulmuesi, kjo pas largimit të meksikanit Javier Hernandez. Së fundmi përflitej për një interesim për Icardin, por ky i fundit, sikurse është shprehur edhe për shtypin spanjoll, nuk ka pranuar të largohet nga Interi.
Icardi, i cili vjen nga akademia e Barcelonës, pas një sezoni te Sampdoria, iu bashkua zikaltërve në vitin 2013-të. Këtë vit, në 36 ndeshje ai shënoi 22 gola, duke siguruar edhe titullin e golashënuesit. Ndërsa sezonin e ardhshëm i ka vënë synim vetes që ta rikthejë Interin në Champions League.