IGLI TARE MBETET NE RADARET E GJIGANTEVE ITALIANE

Sport

Pas 18 viteve, Igli Tare i dha fund një karriere mjaft të suksesshme si drejtues i Lazio, ku përpara luajti edhe si futbollist. Bga viti 2008 mbante pozicionin e drejtorit sportiv te skuadra italiane. Tashmë rrugët mes palëve janë ndarë dhe shqiptari ka nisur të lakohet në disa ekipe të tjera. Dhe sipas raportimeve të vazhdueshme nga ana e mediave italiane, mësohet se pas largimit të Paolo Maldinit nga Milan, pikërisht te kuqezinjtë ka dalë në skenë emri i ish-sulmuesit të Shqipërisë, i cilësuar si një nga më të mirët në rolin e tij gjatë këtyre viteve.

Sakësisht mësohet se drejtuesit e Milan po e kosiderojnë seriozisht si opsion shqiptarin, për t’i besuar në këtë mënyrë “pikasjen” e talenteve. E madje ka nga ata që thonë se ka një akord parimor të arritur mes palëve, megjithëse nuk mund të pranohet asgjë me siguri.

Mirëpo nga ana tjetër, e përditshmja më e madhe italiane “Gazzeta dello Sport” raporton se Tare nuk e përjashton mundësinë e një kalimi në Gjermani, aty ku ka lidhje me disa klube, si Karlsruher SC, Fortuna Dusseldorf apo Kaiserslautern, që thuhet se kanë nisur bisedimet me synimin për të bindur 49-vjeçarin që të jetë drejtuesi i tyre. Një verë e nxehtë pritet të jetë për Taren, që ka marrë disa oferta, të cilat natyrisht që po i shqyrton me imtësi, duke parë edhe aspektin finnanciar. Ndërsa me siguri që gjatë muajve të ardhshhëm do të jetë gjithcka më e qartë sa i takon vendit dhe skuadrës, se ku do të stacionohet gjatë viteve në vazhdim.