Inter, Moratti thotë se Messi nuk është një ëndërr e pamundur për t’u realizuar

Sport

Lionel Messi konsiderohet gjerësisht si futbollisti më i mirë në botë dhe sigurisht që argjentinasin, të gjithë do të donin ta kishin në skuadër. Miërpo lidhja e fortë që Messi ka me Barcelonën ka bërë që një transferim i tij drejt një skuadre tjetër të shihet si një ‘utopi’, por tanimë nuk është i këtij mendimi, ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti. Në një interistë të dhënë për ‘Radio Anch’io lo Sport’, Moratti u shpreh se duke parë situatën kontraktuale të Messit me Barcelonën, Interi duhet të tentojë seriozisht afrimin e argjentinasit. Madje Moratti u shpreh i bindur se drejtuesit e zikaltërve kanë biseduar me agjentin apo përfaqësuesit e Messit, për të parë se si mund ta bëjnë realitet një lëvizje të tillë, që për shumë shihet si një ëndërr e pamundur për t’u realizuar. Gjithësesi, presidenti historik i Interit pranoi se ky operacion mbetet shumë i vështirë, pasi për lojtarin më të mirë në botë, do të bënin gjithçka edhe klube të tjera të mëdha, si Bayern, Manchester City apo PSG, të cilat kanë të gjithë potencialin financiar dhe projektet e duhura për të bindur gjashtë herë fituesin e ‘Topit të Artë’. Klauzola e veçantë që Messi ka në kontratën e tij me Barcelonën, lejon që argjentinasi të largohet në fundin e sezonit falas drejt një skuadre tjetër. Megjithatë, për ta bindur 32-vjeçarin të braktisë Katalonjën do të jetë një mision i vështirë, pasi siç vetë argjentinasi është shprehur para pak kohësh, ai duhet të mendojë edhe për familjen e tij, që e adhuron të jetojë të Barcelonë.