Ja pse Taulant Xhaka ngjall polemika në Zvicër

Sport

Këtë sezon, sistemi VAR është miratuar për t’u ardhur në ndihmë gjyqtarëve edhe në kampionatin zviceran të futbollit. Por menjëherë polemikat e para rreth tij kanë pasur për protagonist Taulant Xhakën. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka qenë në qendër të një episodi që ka ngjallur shumë diskutime, gjatë ndeshjes së fundjavës që Bazel zhvilloi kundër Servetit dhe që skuadra nënkampione e Zvicrës e fitoi me rezultatin 3-1. Konkretisht, në një momenti përgjatë pjesës së parë, Xhaka është përfshirë në një duel force me një lojtar të skuadrës së Servet.

 

Kaq ka mjaftuar që njëri prej kundërshtarëve të Xhakës, ta kapë shqiptarin nga fanela, në pjesën afër fytit. E në këtë moment, Xhaka i është kundërpërgjigjur me nerva, teksa me dorën në fanelën e kundërshtarit, duket sikur ka afruar edhe grushtin pranë mjekrës. Për këtë moment, sistemi VAR i arbitrimit nuk ka ndërhyrë dhe nga gjyqtari i ndeshjes, faulli është dhënë në favor të mesfushoit të Kombëtares shqiptare. Ndërsa ndaj tij nuk u mor asnjë masë. Kaq është dashur që në Zvicër të habiten me këtë rast. Opinioni sportiv ka kërkuarshpjegim se përse nevojitet VAR-i, kur nuk ndërhyn në situata të tilla. Taulant Xhaka nuk ka dashur të flas mbi këtë rast, ndërsa gjithë skuadra e Servetes është hedhur në protesta duke theksuar faktin se ishte një karton i kuq i pastër i padhënë drejt mesfushorit kuqezi.