“Jemi plot besim në atë që mund të arrijmë.”; John Stones, mbrojtës i Man.City

Sport

“Jemi plot besim në atë që mund të arrijmë. Duhet të jemi të tillë në fakt nëse duam të luajmë me qetësi. Është një shans i madh për ne, për të gjithë lojtarët, por edhe për klubin. Është një shans i mirë për të shkuar në finale. Vijmë nga një rezultat shumë i mirë në ndeshjen e parë, me 2 gola në transfertë. Kjo na shton besimin në aftësitë tona. Neymar dhe Mbappe? Asnjëherë nuk është e lehtë kur përballesh me ta. Në momentet e rëndësishme, ata japin akoma më shumë nga vetja, sepse janë lojtarë të klasit botëror. Është një test i madh për ne mbrojtësit dhe herët a vonë të gjithë duhet ta përballojmë. Duhet të ruhet qetësia dhe të jemi të vëmendshëm ndaj të gjithë skuadrës kundërshtare, jo vetëm ndaj atyre të dyve. Mendoj se ekipi ynë duhet të sulmojë, siç bën në çdo ndeshje. Do të zbresim në fushë për ta fituar sfidën. Duhet të jemi vetvetja dhe të luajmë ashtu siç të gjithë e njohin Manchester City.”