Jose Mourinho reagon për emërimit të trajnerit të Portugalisë

Sport

Jose Mourinho ka bërë të pavlefshme fjalët e Presidentit të Federatës Portugeze të Futbollit, Fernando Gomes. Në ditën e prezantimit të Roberto Martinez si trajner I përfaqësueses luzitane, Presidenti I Federatës, Gomes deklaroi, se pas disa konsultimesh, Roberto Martinez ishte propozimi I tyre I vetëm për ta emëruar në krye të ekipit kombëtar.

Megjithatë, nga ai moment nuk kaloi shumë kohë dhe Mourinho ka reaguar menjëherë. “Dua të flas për diçka që ndoshta nuk ka ndonjë interest ë madh, por dua të falenderoj Presidentin e Federatës së Futbollit. Ai më bëri shumë krenar, duke thënë që unë nuk isha zgjedhja e parë. Mirëpo, unë isha zgjedhja e tij e vetme dhe ai do të kishte bërë të pamundurën për të më rikthyer në shtëpi. Kjo më bëri të lumtur, por unë nuk shkova. Vendosa të vijoj me Romën dhe të jap më të mirën time këtu”, janë fjalët e  Special One.

Pas refuzimit që I bëri stolit të Portugalisë, emri i Jose Mourinhos është komentuar gjithashtu edhe si një kandidat për të marrë drejtimin e Brazilit. Gjithësesi, për momentin, 58 vjeçari është i vendosur të respektojë kontratën me Romën.