Juventus, Ronaldo pranë kalimit, ndërsa Sarri te Chelsea gati t’u marrë dy-tre lojtarë

Sport

ron
Në Itali po e konsiderojnë si goditja e shekullit. Në fillim u konsiderua si një spekulim trashanik, por ja që gjërat po shkojnë drejt konkretizimit. Cristiano Ronaldo është gati të vishet bardhezi. Dakordësia thuhet të jetë arritur me agjentin e tij Jorge Mendez që ka përmbyllur detajet dhe 33-vjecari pritet të kryejë lëvizjen brenda fundjavës. Por i gjithë ky operacion i stërmadh ekonomik për Zonjën e Vjetër thuhet se e ka një prapaskenë. Të gjitha lëvizjet mund ta kenë si regji tashmë ish-trajnerin e Napolit, Maurizio Sarrin. Ky i fundit është pranë kalimit te Chelsea dhe që andej në Londër është gati t’i marrë Allegrit një sërë lojtarësh.

sarri

Pra të realizojë kështu arkëtimet e nevojshme për Juventusin për të justifikuar pagesat e majme për Ronaldon. Oferta drejt 13 herë kampionëve të Evropës ka shkuar rreth 120-150 milionë dhe pikërisht këto para mund të grumbullohen duke larguar dy-tre lojtarë. Gonzalo Higuain, një njohje e vjetër e Sarrit, mund të kalojë në Londër, po kështu edhe Daniele Rugani, ndërsa një element që mund t’i shtojë ndjeshëm faturën është Alex Sandro. Pikërisht këto tre lëshime duhen bërë për të krijuar një treshe të jashtëzakonshme Douglas Costa, Ronaldo, Dybala, stafeta më pas do t’i kalojë Allegrit, që do të ketë si detyrë t’u gjejë harmoninë kësaj organike që projektohet që tani për Champions.