Juventus-Young Boys, Allegri: Më mire që s´luan Ronaldo…

Sport

allegri
Massimiliano Allegri, trajner i Juventusit: “Ndeshja e parë që do të luajmë pa Ronaldon dhe më mirë kështu. Jo vetëm se portugezi kishte nevojë për pak pushim, por edhe sepse jam kurioz të shoh skuadrën pa portugezin. Do të luajnë Dybala e Mandzukic titullar, ndërsa do të pushojë edhe Chiellini. Në radhë të parë, gjithsesi duhet të respektojmë Young Boys që vjen nga një seri fitoresh në kampionat. Janë të zotët në topat e gjatë, si dhe e kanë armë të fortë aspektin fizik. Nëse nuk e marrim ndeshjen me mobilizimin e duhur, do na ndërlikohen gjërat. Jo vetëm duhet të shkojmë në kuotën e 6 pikë, por edhe të jemi të vëmendshëm për 95 minuta. Mbi të gjitha duhet të tregohemi të shpejtë, teknikë dhe të luajmë mes linjash”.

hi res 783cb7c28cd884c4925d602868010a5c crop north
Andrea Barzagli, kapiten i Juventus: “Jemi në ndeshjen e dytë të grupit dhe për neve do të ishte tepër e rëndësishme të fitojmë, për të vazhduar ecurinë me pikë të plota. Në Champions League nuk ekzistojnë ndeshjet të lehta. Ndaj Young Boys do të jetë përballje që fsheh hidhësi. Pa harruar që të gjitha skuadrat vijnë të luajnë në Torino pa presion dhe me entuziasëm të madh. Ne kemi gjithmonë motivim të madh e mbi të gjitha dëshirë për të mbërritur deri në fund të këtij kompeticioni. Në planin personal mund të them se fizikisht jam përmirësuar, pavarësisht moshës. Ndonëse nuk kam më të njëjtën rezistencë. Kërkoj gjithmonë të stërvitem me shokët. Nëse pastaj kam nevojë për dicka ndryshe, atëherë përshtatem me situatën”.

d562e6c5 3e2b 4433 b320 f7d73db96718
Gerardo Seoane, trajner i Young Boys: “Do të na kishte pëlqyer ta përballonim Juventusin me Ronaldon në fushë. Gjithsesi jemi të përqendruar si gjithmonë. Ndryshe nga ndeshja e parë me Manchester United, këtë herë do të luajmë në transfertë dhe kjo përbën një diferencë të madhe. Mund të stimulohemi nga ambienti që do të gjejmë në Torino dhe nga fakti që luajmë pa presion. Sidoqoftë kemi detyrën të bëjmë paraqitje të shkëlqyer, duke qenë gati si në sulm, edhe në mbrojtje. Në këto nivele kemi pak hapësira për të bërë gabime”.

1200px Steve von Bergen Hertha BSC Berlin 2
Steve Von Bergen, lojtar i Y.Boys: “Juventusi është skuadra kampione në fuqi e Italisë. Dhe duke I hedhur një vështrim statistikave kam vënë re se ka fare pak humbje në Champions league. Mbetet i fortë edhe pa Cristiano Ronaldon. Megjithatë jemi këtu që të provojmë të bëjmë më të mirën tonë. Për të dalë me pikë duhet të bëjmë ndeshjen perfekte. Fitoret e fundit në kampionat na kanë dhënë besim në vetvete, prandaj kërkojmë të përballojmë ndeshjet e ardhshme në mënyrën më të mirë”.