Bayern – Ajax, Kovac beson te kthesa e bavarezëve

Sport

niko
Niko Kovac, trajner i Bayern: “Do të dimë të shfrytëzojmë mundësitë tona, jam i sigurt për këtë. Duhet të përmirësohemi thjesht në disa detaje, të sistemojnë dicka që ende nuk shkon si duhet. Por jam optimist se mund të fitojmë ndeshjet e ardhshme dhe të dalim nga kjo mini-krizë, që unë e konsideroj thjesht momentale. Ajaksi ka lojtarë shumë të rëndësishëm dhe teknikë. Eshtë një skuadër shumë e fortë që lojën e saj e nis që nga portieri. Duan që të diktojnë ritmin e ndeshjes, duke synuar edhe të qarkullojnë topin. Por ne jemi Bajerni, prandaj kërkojmë të tregojmë veten. Aq më tepër që luajmë në ‘Alianz Arena’, ku duam të vazhdojmë serinë prej 10 ndeshjesh pa humbur në Champions League “

arjen robben bayern munich 24022018 vto5y359hw9m1w01x0mum4dbc
Arjen Robben, lojtar i Bayern: “Ndihem shumë mirë dhe i motivuar për të luajtur kundër Ajaksit, një skuadër të cilës i kam shënuar 3 gola në 5 ndeshje, kur luaja me PSV Eindhoven. Nuk mendoj se Bayern është në krizë, por kushdo mund ta interpretojë në mënyrën e vet. Na duhet të reagojmë sa më mirë në këtë ndeshje të Champions League. Thomas Muller tha vetëm një javë më parë se jemi të pathyeshëm, por vetëm pas pak ditësh barazuam dhe më vonë humbëm një ndeshje. Duket sikur gjithcka u kthye përmbys. Por kjo është pjesë e bukurisë së futbollit. Kemi detyrën që tashmë të kthejmë gjërat sic ishin më parë. Dhe kemi aftësitë për t’ia dalë mbanë”.

2kA1 8e29gz l
Ten Hag, trajner i Ajax: “Bayerni është skuadra favorite, kjo është e qartë. Për më tepër që pas dy rezultateve jo të mira, ata mund të jenë edhe më të rrezikshëm. E njoh pak atë klub dhe them që nëse presioni aty rritet, ata mund të arrijnë në nivele të paparashikueshme. Sigurisht që një pikë do të ishte pozitive, por ne gjithsesi zbresim në fushë gjithmonë për të fituar. Do të bëjmë ndeshjen tonë. Por natyrisht që duhet të ecim sipas planit, që kemi përgatitur për këtë sfidë, duke mos lënë pa shikuar as kundërshtarët. Mbi të gjitha duhet të dimë të kërkojmë dhe të shfrytëzojmë mundësitë tona”.

Dusan Tadic 815664
Dusan Tadic, lojtar i Ajax: “Jemi përpara një ndeshjeje të madhe, aq sa ndihemi mjaft të kënaqur që do të kemi mundësi të sfidojmë një kundërshtar si Bayerni. Erdha tek Ajaksi edhe për faktin që do të mund të luaj në një kompeticion të tillë si Champions League. Do të jetë shumë e vështirë, pasi Bayern është një nga skuadrat më të mira në botë dhe një kandidat për të fituar trofeun. Por ne duhet të besojmë te filozofia jonë. Vërtet gjermanët nisën si favorit, ne mendojmë se kemi shanset tona. Gjë që duhet të arrijmë ta shfaqim edhe në fushë. Njëkohësisht, edhe ta shijojmë një sfidë të tillë…”.